Një veturë e tipit golf 5 ka goditur dy persona në qendër të Lipjanit, afër stacionit të Policisë.
Kjo dyshohet se ka ndodhur pas pasi dy grupe të rinjsh paraprakisht ishin rrahur fizikisht në sheshin e qytetit. Burime të Policisë së Kosovës i kanë thënë KOHES se dy persona që janë lënduar rëndë dhe janë aktualisht duke u dërguar në drejtim të Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK).
“Dyshohet se paraprakisht janë rrahur këta të rinj dhe ndërkohë një veturë e tipit golf5 i ka goditur dy persona të tjerë. Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në veturë dhe ende nuk dihet për shkallën e të lënduarve të cilët aktualisht janë duke u dërguar në QKUK për trajtim. Policia e Kosovës, është duke u marrë me rastin”, ka thënë ky burim.