Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin me inicialet Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “vrasje në tentativë”.
Një njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, kishte sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj tij thuhet se do të ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.