Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njoftoi të enjten se është organizuar një bastisje brenda qendrës, ku janë lokalizuar telefonat dhe mbushësi, derisa rasti po hetohet.
“Pas marrjes së një informacioni nga Departamenti për Siguri i SHKK-së, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë një tentativë kontrabande në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni, u organizua një bastisje në zonën sterile nga Njësiti K9 i SHKK-së. Gjatë bastisjes, u gjetën tre telefona mobil dhe një adapter. Telefonat u lokalizuan dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar mënyrën se si është tentuar futja e këtyre pajisjeve kontrabanduese brenda qendrës korrektuese. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe riafirmon që nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë në këto institucione”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.