Kronikë

Parandalohet kontrabanda me duhan, konfiskohen 680 paketime

duhan

Ilustrim

680 paketime me duhan janë ndaluar në Terminalin Doganor te Dheu i Bardhë të enjten. 

Policët kanë gjetur se ato kishin synim kontrabande dhe i kanë konfiskuar. 

“Nga patrullat policore është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan). Janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kg duhan i përpunuar. Me urdhër të prokurorit kompetentë, malli së bashku me automjetin dërgohen në Terminlain Doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.