Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin që u paraqit si agjent i CIA-s

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim kundër të pandehurit S.G. për shkak të veprave penale “Mashtrimi’, “Shantazh” , “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Manipulimi i provave”.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.G. me datë 30.07.2021, në një pompë të derivateve në Prishtinë, i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore.

“Ai ka kontaktuar përmes mesengerit vëllain e B.R., V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim në mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi, duke i thënë së është i gatshëm ta gjejë vëllain dhe ka kërkuar që komunikimi të bëhet përmes emalit [email protected] dhe pas shkëmbimit të disa emaileve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R., i njëjti ja ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të Milorad Petkoviq, ku më pas e kanë lënë të takohen më datë 02.08.2021, për t’i marrë paratë te Hib Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.