Kronikë

Padi për tentim vrasje ndaj pronarit të një lokali, goditi me thikë klientin

arrestim

Foto:Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet E.TH., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.TH., më 01 shkurt rreth orës 10:25 në një lokal në Gjakovë Rr. “Yll Morina”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.J.

“Në ditën kritike i pandehuri në cilësi të pronarit të lokalit derisa ka qenë duke shërbyer klientët, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri me mjetë të mprehtë - thikë e sulmon të dëmtuarin duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit kryesisht rreth stomakut, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor. Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ‘Vrasja në tentative’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lexo përditësimet tjera
Arrestim

Theret me thikë një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të shtunën, nën dyshimin...