Kronikë

Osmani shpreh ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve të vdekur në Jabllanicë

Presidentja Vjosa Osmani

Foto: Arkiv

Foto: Alban Bujari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve që vdiqën të shtunën mbrëma në Jabllanicë të Gjakovës pas shembjes së  një objekti të pabanuar. 

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!” – ka shkruar Osmani në Facebook. 


Lexo përditësimet tjera
objekti i rrenuar ne Jabllanice ku mbeten te vdekur tre femije

Tre fëmijë vdiqën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të...