Kronikë

Nxënëset në Gjakovë lënduan duart si pjesë e sfidës në TikTok

Klasat

Tri nxënëse të nivelit të mesëm të ulët kanë marrë trajtim mjekësor në Gjakovë pasi janë vetëlënduar me mjet të mprehtë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunë të Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka deklaruar se për njërin prej rasteve është njoftuar nga një prind i së miturës, e më pas ajo ka njoftuar autoritetet policore.

Drejtoresha ka thënë se për këtë çështje ka thirrur edhe mbledhje urgjente me shkollat.

“Të premten (4 tetor) kam marrë një informatë jozyrtare nga një prind për një nxënëse të mitur të lënduar në dorë. Dy raste kanë ndodhur në një shkollë, e një në një shkollë tjetër. Këto lëndime po quhen si pjesë e një sfidë në internet ‘self-harming’ ku nxënëset kanë përdorur makinën e mprehjes së lapsave dhe kanë lënduar veten në duar. Vajzat kanë pasur lëndime”, ka deklaruar Kumnova për KOHËN.

Ajo tha se i ka njoftuar drejtorët e shkollave dhe janë marrë masa që të kontrollohen nxënëset, derisa ka shtuar se ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i telefonave.

“Kam ftuar në mënyrë urgjente mbledhje me drejtorët e shkollave, e drejtorët me kujdestarë të klasave, që pastaj kujdestarët t’i takojnë prindërit”, ka shtuar drejtoresha e DKA-së në Gjakovë.

Drejtoresha ka bërë më dije se janë informuar edhe psikologët e shkollave për këtë rast.

Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “shtytje në vetëvrasje”.

“Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Lexo përditësimet tjera
Policia

Tri të mitura vetëlëndohen në duar, dyshohet se u nxitën nga një fenomen në rrjete sociale

Policia e Kosovës po e heton një rast “shtytje në vetëvrasje” pasi tri nxënëse në Gjakovë...