Tre nxënës të një shkolle të mesme në Prishtinë janë arrestuar të premten.
Ata ishin rrahur me disa nxënës të tjerë, duke i shkaktuar lëndime njërit.
“Janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë nxënës të shkollës së mesme për shkak se janë rrahur me disa nxënës tjerë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.