Kronikë

Njëzet vjet burgim për vrasjen në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Me njëzet vjet burgim është dënuar për vrasje të pandehurit D.T. ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjilan. 

Më 16 dhjetor 2023 në Dobërçan të Gjilanit, D.T. kishte vrarë viktimën me inicialet A.B. duke e therur me thikë. Fillimisht me telefon e kishte thirrur për t’u takuar e më pas me veturë kishin lëvizur deri afër një ordinance private. Pas një mosmarrëveshje, brenda veturës i pandehuri e kishte therur një herë viktimën, e ky i fundit nga vetura kishte arritur të largohej. 

Por, A.B. kishte arritur të largohej vetëm deri të oborri i shtëpisë të një personi tjetër dhe aty i pandehuri e kishte therur gjashtë herë të tjera. Viktima ishte dërguar në ordinancën privare ku i ishte dhënë ndihma e shpejtë, por për shkak të plagëve ishte transportuar në Emergjencën e Gjilanit ku edhe kishte vdekur. 

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje nga neni 172 e Kodit Penal tëRepublikës së Kosovës.

“Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.