Kronikë

Njësia e hetimeve e ndalon në Aeroport, burri sulmon zyrtarët policorë

Pasi u ndalua nga njësia e hetimet në Aeroportin e Prishtinë, një burrë ka sulmuar zyrtarët policorë aty.

I dyshuari i është dorëzuar njësisë së hetimeve në Gjilan lidhur me ndalesën që ishte kundër tij.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar zyrtarët policorë në aeroport. Incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit lidhur me rastin është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte”, thuhet në raportin ditor të PK-së.