Kronikë

Një personi në Pejë i vidhet pistoleta

Policia e Kosovës

Ilustrim

Më 12 dhjetor një burrë është ankuar se i është vjedhur pistoleta nga vetura e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se një i dyshuar është shoqëruar për në stacionin policor, e me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit-pistoletë. Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.