Një person është lënduar rëndë derisa po priste drutë në malet e fshatit Dremnjak të Ferizajt.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, ka thënë për KOHËN se rreth orës 21:40 kanë pranuar informacion se një burrë i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Ekipet e policisë i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar edhe me personelin mjekësor të cilët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë , për tretman të mëtutjeshëm mjekësor e kanë dërguar në QKUK-Prishtinë", ka thënë Veseli.
Ai ka sqaruar se nga hetimet e para dyshohet se personi kishte pësuar lëndime trupore deri sa po lëvizte me një qerre me kali dhe më pas ishte dërguar nga një kalimtar rasti deri në emergjencë.
“Policia po punon intensivisht për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri te lëndimi”, ka thënë me tej Veseli.