Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mëngjesit të së shtunës në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Policia ka njoftuar të dielën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.