Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Klinë

Shiriti i Policisë

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në shtëpinë e tij në Klinë.

Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti është duke u hetuar.