Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni i një ndërtese në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë të mërkurën. Po trajtohet në Emergjencë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se informatën e kanë marrë nga një qytetar, i cili e ka parë një trup të shtrirë në trotuar.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime serioze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë.