Kronikë

Një pacient ik nga Enti Special në Shtime

Spitali psikiatrik - Shtime

Një pacient i Entit Special në Shtime është larguar nga aty dhe nuk dihet më ku gjendet.

Rastin në Polici e ka raportuar infermieri i Entit.

“Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.