Kronikë

Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

SergjanLazoviq

(14:43) - Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Sergjan Lazoviq, që dyshohet  se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Lazoviq dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës.


(10:22) - Nën përcjellje të Policisë, i arrestuari Sergjan Lazoviq, i dyshuar për “krime lufte kundër popullsisë civile”, është sjellë para Gjykatës Themelore në Prishtinë të shtunën.

Hetimet preliminare të Prokurorisë tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer “krime të luftës” ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës.

Lazoviq do të dalë para Gjykatës për masën e paraburgimit.

Ai u arrestua të enjten në Leposaviq.