Kronikë

Një muaj paraburgim ish-policit serb të dyshuar për “spiunazh”

Aleksandar Vlajiq

Aleksandar Vlajiq

(14:57) - Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim ish-policit të Kosovës, Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për “Spiunazh” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vlajiq u arrestua të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.

Javë më parë janë arrestuar dy persona në Ferizaj për veprën e njëjtë. Atyre u është caktuar një muaj paraburgim.

Sillet në gjykatë ish-polici i dyshuar për spiunazh

(11:41) - Me përcjellje të policisë, është sjellë në gjykatë, ish-polici i Kosovës, Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për spiunazh.

Sot Gjykata pritet të vendosë për kërkesën e Prokuroria Speciale të Kosovës për paraburgim. 

Prokuroria të enjten ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit. 

VIDEO: