Kronikë

Një muaj paraburgim gruas që vrau familjarin në Prishtinë

Paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit gruas që vrau një familjar të sajin mbrëmjen e së martës. 

Gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024. Ajo dyshohet për veprat “vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gruaja ishte vetëdorëzuar në Polici pas vrasjes. Policia në vendngjarjen e vrasjes në lagjen “Kodra e Trimave” ka sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Në këtë vend janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Është sekuestruar edhe një karikator me tre fishekë. Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë.