Kronikë

Një lokal përfshihet nga zjarri në “Ulpianë”, një i lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pasdite një lokal është përfshirë nga zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit që po merren me rastin.

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrje që janë shkaktuar nga tymi.