Kronikë

Një këmbësore e lënduar rëndë nga goditja e trenit në Prishtinë

Shiriti i Policisë

Një këmbësore ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga treni në orët e pasdites të së martës në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë. 

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ka njoftuar Policia.

"Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut", thuhet në njoftim.

Disa orë pas aksidentit, nga Klinika Emergjente e QKUK-së kanë bërë të ditur për KOHËN se gjendja e viktimës vazhdon të jetë e rëndë.