Kronikë

Një këmbësor është goditur nga një veturë te konviktet në Prishtinë

Një veturë ka goditur një këmbësor sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia”, konkretisht afër konvikteve.

Sipas Ahmetit, këmbësori ka marrë lëndime trupore ndërkohë që me rastin po merret njësia e trafikut.

“Sot rreth orës 12:30, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime trupore ka marrë këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.