Kronikë

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Gjilan - Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka deklaruar se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, rreth 33-vjeçar, vdiq si pasojë e lëndimeve të marra.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ‘Hib Petrollit’. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar ka vdekur”, ka thënë Hashani.

Sipas tij dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. 

“Prokuroi i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë”, ka theksuar Hashani.

Ai ka thënë se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të shenjave të trafikut. 

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka deklaruar Hashani.