Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e të dielës.
“Sot rreth orës 04:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.