Një person është plagosur mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë.
Sipas njoftimit dy të dyshuar të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, transmeton Koha.net.
Viktima është qëlluar me armë në të dy këmbët ndërkaq është dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe me pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.