Një person është lënduar si pasojë e zjarrit në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur Policia, në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve.
Zjarri është lokalizuar. Ndërsa është raportuar për një të lënduar.
Nuk dihet ende se si erdhi deri te zjarri.