Kronikë

Një i lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë

policia e kosoves - logo

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë të martën.

Në këtë aksident të ndodhur rreth orës 16:00, kanë qenë të përshirë tri automjete, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë ajo. 

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.