Kronikë

Një i arrestuar në Pejë, dyshohet për therje me thikë

Arrestimi

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në mbrëmjen e së martës në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Siç ka bërë të ditur Policia në një komunikatë për media, rasti është lajmëruar nga spitali rajonal në Pejë, që ka njoftuar se ka pranuar një person të lënduar nga thika.

Policia ka thënë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Adem Jashari” në këtë qytet dhe në spitalin rajonal.

Pas kësaj, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.