Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Fushë-Kosovë të dielën (5 maj) pasi dyshohet se kishte tentuar të vriste një person.
Ai dyshohet se kishte tentuar të joshte viktimën mashkull të konsumonte substancë narkotike e ai s’kishte pranuar, ndërsa më pas u tha se ka tentuar ta cyste të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.
Viktima ka refuzuar, e i dyshuari e ka goditur me thikë kuzhine në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, e i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumojë substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumojë, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.