Policia ka dhënë detaje lidhur me mbajtjen e Vidovdanit në Gazimestan.
Sipas njoftimit, një shtetas i Serbisë është arrestuar ndërkaq një tjetër është në kërkim
Në fshatin Bërnicë e Poshtme është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka kryer veprën “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në fshatin Mazgit të Obiliqit raportohet se i dyshuari shtetas i Serbisë, ka kryer po të njëjtën vepër. I dyshuar është në kërkim.