Kronikë

Një grua raporton se ia rrëmbyen djalin për një borxh

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Të premten një grua ka raportuar në Polici se djalin e saj e kishin rrëmbyer më 16 dhjetor në Prishtinë. 

Sipas saj, rrëmbyesit kishin kërkuar t’ua paguante një borxh. 

“Me 20.12.2024 është raportuar se me datën  e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se  disa person-a i kishin  rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj  viktimën mashkull kosovar  derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.