Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në banjën e një shtëpie në Fushë-Kosovë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur e vdekur në banjën e një shtëpie në Fushë-Kosovë.

“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në raport thuhet se sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.