Një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Vushtrri.
Policia ka njoftuar të martën se ankuesja ka raportuar se rasti ka ndodhur më 4 gusht.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.