Një grua ka raportuar të shtunën se pesë persona e kanë dhunuar në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të hënë, në raportin e përditshëm, se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
“Rasti ka kaluar në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.