Kronikë

Një foshnjë vdes në gjumë në Skenderaj, Policia nis hetimet

Një foshnjë vdes në gjumë në Skenderaj, Policia nis hetimet

ilustrim

Një foshnjë ka vdekur në rrethana ende të panjohura teksa ishte në gjumë në Skenderaj të martën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të zbardhen shkaqet e vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.