Kronikë

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë

Policia e Kosovës

Foto: ilustrim

Një fëmijë është goditur nga një veturë të dielën në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Policia e Kosovës njoftoi KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, ku e lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Ëesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.

Ekipet policore po merren me rastin.