Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton një rast të vdekjes pasi një burrë në Gjilan raportohet të ketë vdekur një ditë pasi ishte liruar nga spitali.
Sipas njoftimit të dielën, viktima ka qenë në spital për kontroll më 29 nëntor dhe është liruar, teksa të njëjtit i është keqësuar gjendja një ditë më vonë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar me 29.11.2024 ka qenë në spital për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa sot i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duke u dërguar në emergjencë, i njëjti ka vdekur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.