Një burrë është ankuar te policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për shantazh.
Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar një mesazh në rrjetet sociale nga një i dyshuar i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos ia publikojë një video intime.
Sipas ankuesit pagesën duhet ta bëjë online pasi të arrijë jashtë Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.