Kronikë

Një 28-vjeçar gjendet i vdekur brenda veturës në Prishtinë

Një 28-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten mbrëma në “Mati 1” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një veturë në rrugën "Sokol Sopi”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç”, ka thënë ai.

Borovci më tej ka bërë të ditur se dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka theksuar ai.