Një person është arrestuar pasi ka postuar në rrjetin social TokTok një fotografi personale me armë në dorë.
Siç bëhet e ditur rasti është njoftuar nga një anonim.
“Me të pranuar informatën, hetuesit e këtij stacioni policor kanë filluar intensivisht të merren me këtë rast, dhe pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe shoqërojnë personin e dyshuar P.K. i lindur në vitin 2000. I njëjti pas intervistimit ka deklaruar se arma i përket personit të dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996 i cili poashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor. Ai ka deklaruar se armën në fjalë para ca muajsh ia kishte shitur tani të dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980. I njëjti është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.