Një 20-vjeçar është vrarë nga arma e zjarrit në fshatin Guci e Re në Shkodër të premten.
Sipas raportimeve në Shqipëri, viktima është gjetur në shtëpi.
20-vjeçari ishte qëlluar me pistoletë në kraharor, teksa policia ka gjetur edhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen rrethana të tjera të ngjarjes. Nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar.