Kronikë

Një 20-vjeçar shqiptar dyshohet se u vra në Greqi

policia

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptar, O.LL., dyshohet se është vrarë pas një sherri mes të rinjsh në Kalives të Greqisë të martën.

Të dyshuarit të përfshirë në përleshje janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Një video duke e transportuar 20-vjeçarin drejt spitalit është bërë publike nga mediat greke.

I riu shqiptar dyshohet se është goditur me grusht në kokë.

Ekspertiza mjekoligjore do ta përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes.

VIDEO: