Kronikë

Nisin hetimet në Spitalin e Gjakovës pas ankesës se një person vdiq si pasojë e mostrajtimit adekuat

spitali Gjakoves

Policia ka nisur hetim për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Spitalin e Gjakovës pas vdekjes së një personi. 

Familjarët e viktimës janë ankuar se personi kishte vdekur për shkak të mostrajtimit të duhur mjekësor në këtë spital. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.