Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimin pas publikimit të një videoje në të cilën shihej një polic teksa zbuste dënimin për një shkelëse në trafik, “në shenjë respekti”.
Në një video të publikuar në rrjetin TikTok të premten gjatë ditës, polici i trafikut është dëgjuar teksa i thotë shoferes se gjoba për shkeljen që ka bërë “është dashtë të jetë 150 euro”, por se për të e ka ulur në 40 euro.
VIDEO:
Në një përgjigje për KOHËN të shtunën në mbrëmje, IPK-ja ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të videos ka filluar të grumbullojë informacione lidhur me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigje.
Pas publikimit në media, videoja është fshirë nga TikToku.