Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të dhunimit. Një person është arrestuar në Vushtrri e më pas është liruar për këtë vepër penale që dyshohet se është kryer më 13 janar.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Prishtinë është raportuar se më 7 janar një i dyshuar ka kryer këtë vepër penale. Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi të dy rastet.
“Prishtinë - Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.