Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.H. nën dyshimin për vrasje të dyfishtë në Klinë, më 13 nëntor të vitit të shkuar.
Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, J.H për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Aty thuhet se i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezentë në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disaminutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes.
Tutje thuher se si pasojë, nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.Sh, ndërsa viktima R.Sh dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.
I pandehuri J.H, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallin fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë.
Gjatë pasdites së 18 nëntorit të vitit të kaluar, dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë.