Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy ish-ministrave

Shala-Krasniqi

Artikull i përditësuar (17:05) - Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten ndaj dy ish-ministrave Vesel Krasniqi e Endrit Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas njoftimit, ish-zyrtarët e lartë akuzohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Të dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se s’janë në dijeni për ngritjen e aktakuzës.

Prokuroria ka kërkuar që atyre t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike. 

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Shala e Krasniqi ishin ministra në kohën e koalicionit PAN. Të dy ishin pjesë e Nismës.