Kronikë

Ngacmohet seksualisht një grua në Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Një grua është ngacmuar seksualisht në Prishtinë të martën.

Ajo ka raportuar në Policinë e Kosovës, e për rastin është intervistuari i dyshuari dhe dy persona të tjerë.

Prokurori e ka liruar të dyshuarin në procedurë të rregullt, e rasti po hetohet si “ngacmim seksual”.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin është intervistuar personi i dyshuar dhe dy persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.