Kronikë

Ngacmohet seksualisht një grua në Aeroportin “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë një grua është ankuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas njoftimit, ngacmimi të hënën ka ndodhur në formë verbale, derisa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht (në formë verbale)nga një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.